22 Dhjetor 2024

OBSH shpall të mbyllur pandeminë e Gripit A H1N1

Prishtinë, 11 gusht - Pas takimit të  nëntë të Komitetit Emergjent, drejtoresha gjenerale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan , ka shpallur të mbyllur pandeminë e Gripit të ri pandemik A H1N1.

Në një njoftim të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, bëhet e ditur se, bazuar në këshillat e Komitetit Emergjent dhe në vlerësimin e situatës,  drejtoresha gjenerale e OBSH-së, Margaret Chan vendosi se bota nuk është më nën pandeminë e Gripit  A H1N1 dhe kështu i dha fund emergjencës që kanos shëndetin publik me interes dhe karakter ndërkombëtarë në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetësisë (2005).

Këtë vendim, drejtoresha gjenerale e OBSH-së, e ka shpallur sot në një konferencë për media, të mbajtur në orën 15: 00 në Gjenevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)