21 Dhjetor 2024

Nënvarianti i ri i virusit korona XBB.1.5 po përhapet me shpejtës

Gjenevë, 6 janar - Pothuajse gjysma e rasteve aktuale të infektimeve me Covid në SHBA i takojnë nënvariantit XBB.1.5. Ky nënvariant po përhapet tani në mbarë botën, por nuk është më vdekjeprurës se varianti origjinal Omikron.

Nënvarianti i ri i virusit korona XBB.1.5 – është konstatuar jo vetëm në SHBA, ku përbën rreth 50% të infektimeve aktuale me Covid. Infektime me variantin XBB.1.5 raportohen edhe nga Evropa, India dhe Singapori.

“Ka të ngjarë që XBB.1.5 do të bëhet varianti dominues në Evropë, madje ndoshta nga fundi i janarit. Por ne do ta vëmë në kontroll dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim,” tha Paul Hunter, epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore në Britaninë e Madhe.

XBB.1.5 është një nënvariant i Omikronit, dhe aktualisht është varianti dominues i virusit korona në mbarë botën. XBB.1.5 është një nënvariant “i rikombinuar” i Omikronit, që do të thotë se përmban material gjenetik nga nënvariante të ndryshme të virusit korona.

“Që kur zbuluam disa muaj më parë nënvariantin XBB, ai ka krijuar disa mutacione dhe ka evoluar. Kjo do të thotë se virusi XBB.1.5 ia del më mirë që të shmangë imunitetin e trupit,” tha Hunter.

Sistemi imunitar e njeh nënvariantin XBB.1.5, por reagon më ngadalë. Kjo do të thotë që virusi XBB.1.5 ka më shumë kohë për t’u shumuar, duke rritur shanset për t’u infektuar me COVID.

Të dhënat e deritanishme nga SHBA sugjerojnë se XBB.1.5 nuk është më vdekjeprurës se nënvariantet e tjera të Omikronit. “Ne e dimë nga burime të besueshme në SHBA se njerëzit e infektuar me variantin XBB.1.5 nuk kanë simptoma të rënda Covidi,” thotë Hunter.

Megjithatë ekspertët kanë frikë se nëse XBB.1.5 përhapet me shpejtësi, numri i madh i infeksioneve do të rrisë numrin e njerëzve me simptoma të rënda të ngjashme me ato të nënvarianteve të tjera të Omikronit./Dw

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)