Ministri Gashi takoi Ambasadorin e Holandës, Henk Voskamp
Prishtinë, 12 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi , takoi sot Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Henk Voskamp.
Në këtë takim, ministri Gashi dhe Ambasador holandez kanë biseduar për format e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve, me interes të thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Ministri Gashi ka falënderuar shtetin holandez edhe për ndihmën që ka ofruar për Kosovën në sigurimin e terapisë kundër Etheve- Hemorragjike, ndërkohë që në fokus të bisedës kanë qenë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm midis studentëve të Mjekësisë midis dy shteteve, mjekëve, edukimin e vazhduar specialistik dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.