Ministri Bukoshi priti drejtuesit e spitalit të qytetit Bajram Curri
Prishtinë, 28 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë priti sot në një takim drejtuesit e Spitalit të qytetit Bajram Curri nga Shqipëria.
Në këtë takim është biseduar për vështirësitë që ky spital nga Shqipëria ka në sigurimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e këtij qyteti në veri të Shqipëri, për çka drejtuesit e saj kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet shëndetësore kosovare.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur gatishmërinë e saj që përmes Spitalit Rajonal të Gjakovës, të ofrojë ndihmë në shërbime shëndetësore për qytetarët e qytetit të Bajram Currit si dhe ndihmë përmes asistimit me kuadro mjekësore sipas nevojave.