Mbahet ngjarje e veçantë për t’i gëzuar fëmijët në Kliniken Pediatrike
Prishtinë, 17 nëntor - Fondacioni Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina ribashkon sot në ngjarjen me të veçantë të vitit për t’i gëzuar fëmijët në Kliniken Pediatrike të Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të veshur si super-heronjtë e tyre të preferuar.
Care for Kosovo Kids që nga viti 2013 siguron të gjitha barnat për fëmijët të cilët trajtohen nga kanceri në repartin e Hemato-Onkologjisë në QKUK.
Fondacioni bën thirrje të gjithëve që mund të jenë pjesëmarres e të përcjellin ketë event të bukur por edhe të japin kontributin e tyre për blerjen e 2 pajisjeve diagnostifikuese për ketë repart si dhe barnat për fëmijët të cilët trajtohen aty.