Lansohet pulsi publik për ndërveprimin banorë - komunë në kohë pandemie
Prishtinë, 23 nëntor - UNDP dhe USAID lansojnë Analizën e Pulsit Publik 'Ndërveprimi banorë-komunë në kohë krize: Një rast studimor për COVID-19'.
Për t'i kuptuar sfidat e komunave të Kosovës gjatë pandemisë COVID-19, Pulsi Publik ka kryer një studim me fokus në pesë komuna, i cili përfshin 500 intervista anketuese dhe nëntë diskutime në fokus grupe.
Gjetjet kryesore të studimit do të prezantohen në një ngjarje virtuale që do të zhvillohet sot.
Anketa u krye në komunat Fushë Kosovë, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Zveçan, ku hulumtoi ndërveprimin ndërmjet njerëzve dhe komunave për të eksploruar se sa të kënaqur ishin banorët me mbështetjen dhe komunikimin komunal, si dhe ofrimin e shërbimeve publike dhe disponueshmërinë e burimeve financiare në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Ngjarja do të mbledhë së bashku Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, ekspertë të pushtetit lokal, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë zhvillimorë për të diskutuar mbi gjetjet e raportit.