13 Nëntor 2024

Kosova shënon sot 2943 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 21 janar - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se sot pas testimit të 11,563 mostrave janë regjistruar 2,943 raste të reja me koronavirus si dhe është regjistrua një rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë të ditur se 317 persona janë shëruar derisa 12,396 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 4,467 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar799,939 persona apo reth 44 për qind.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)