Kosova regjistron 6 vdekje dhe 3 917 të infektuar me koronavirus
Prishtinë, 27 janar - Në raportin 24 orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe ka konfirmuar edhe 3.917 raste të reja të infektuar me ketë virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3.917 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 194.710.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 15.268 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.591.808 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 617 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 162.950, ndërsa numri i rasteve aktive është 28.751.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.