31 Maj 2023

Komuna e Prishtinës shënon Ditën Botërore të Shëndetësisë

Prishtinë, 7 prill - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë, Drejtoria e Shëndetësisë organizon aktivitete që kanë për qëllim zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës.

Një ndër aktivitetet që do të ndodhë sot, duke filluar nga ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, është vendosja e tendës në të cilën ekipi i Kujdesit Parësor Shëndetësor i Kryeqytetit do të ofrojë shërbime siç janë: matja e glukozës në gjak, matja e tensionit arterial si dhe këshilla nga mjekët tanë.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Nënkryetari i Kryeqytetit z. Alban Zogaj, Drejtori i Shëndetësisë z. Izet Sadiku, përfaqësuesja e UNICEF znj. Nona Zucherman, përfaqësuesja e UNFPA znj Visare Mujku Nimani si dhe Drejtori ekzekutiv i AMC-së z. Vlorjan Molliqaj.

Gjithashtu, ofrimi i këtyre shërbimeve do të organizohet edhe në Qendrat për Qëndrim Ditor për të moshuarit, si dhe do të shpërndahen broshura, në të cilat do të promovohen shërbimet, që qytetarët mundë t'i marrin nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)