31 Maj 2023

Klinika e Endokrinologjisë rrit performancën e punës

Prishtinë, 14 prill - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës ka rritur performancën e punës.

Bazuar në raportin e punës së tremujorit të parë të vitit 2023, vërehet rritje e dukshme e vëllimit të punës.

Për këtë periudhë kohore ka pasur gjithsej 210 pacientë të shtrirë  (rritje 15%), 4,315 vizita ambulantore (rritje 31%), 825 konsultime specialistike (rritje 27%).

Në këtë klinikë janë kryer edhe 960 ultrasonografi të tiroides (rritje 34%), 210 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB) (rritje 28%) gjatë të cileve janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera.

Janë shkurtuar ditët e qëndrimit në klinikë për 23%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)