Jeton Shala emërohet kryeshef Ekzekutiv i AKPM-së
Prishtinë, 14 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, në bazë të kompetencave të tij, mori sot vendim që z. Jeton Shala, të caktohet Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM).
Jeton Shala është doktor i Farmacisë dhe për disa vite ka punuar në lëmin e farmaceutikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai ka kryer shkollimet e larta pasuniversitare në Nova Southeastern University (NSU) në Florida të SHBA-së.