Java e Njeriut me Shkop të Bardhë nis me moton “Braille është mundësi, jo imagjinatë”
Prishtinë, 15 tetor - Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeminstrit, organizojnë konferencë me rastin e Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Me Rezolutën e Kongresit Amerikan të vitit 1964 është përcaktuar që java nga 15 tetori deri më 22 tetor të shënohet si Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë.
Në aktivitetet e organizuara përgjatë kësaj jave personat me të pamur të humbur apo të dobësuar mblidhen dhe diskutojnë për sfidat dhe gjetjen e mënyrave të tejkalimit të tyre.