Ja drejtorët e rinj të klinikave të QKUK-së
Prishtinë, 12 gusht - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka shqyrtuar dhe diskutuar rekomandimet e komisioneve përzgjedhëse për zgjedhjen e drejtorëve të Klinikave, Instituteve dhe Shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas diskutimeve Bordi i SHSKUK-së bazuar në kriteret dhe vlerësimet e komisioneve vlerësuese ka miratuar listën e 12 drejtorëve të klinikave të QKUK-së. Sipas një komunikate të QKUK-së, në po të njëjtën mbledhje është marrë vendim që për klinikat diagnostike, të udhëhequr nga paneli intervistues, gjegjësisht nga kryetari i komisionit, Hilmi Dauti të anulohet në tërësi konkursi, lëmi këto në të cilat kishte pasur parregullsi, për të cilat patën raportuar edhe mediet. Po ashtu, në klinikat që nuk janë plotësuar në tërësi kriteret është marrë vendim që të anulohet konkursi.
Drejtorët e rinj të klinikave janë;
Dr. Saudin Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale
Dr. Hysni Arifi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike Rekonstuktive
Dr. Nexhmi Hyseni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve
Dr. Myrvete Paçarada, Drejtor i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjike
Dr. Bekim Dula, Drejtor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë me kardiologji invazive
Dr. Gani Bajraktari, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë
Dr. Zaim Gashi, Drejtor i Klinikës së Gastroenterologjisë
Dr. Emrush Kryeziu, Drejtor i Klinikës së Hematologjisë
Dr. Ibrahim Rudhani, Drejtor i Klinikës së Neforlogjisë
Dr. MuharremAvdiu, Drejtor i Klinikës së Pediatrisë
Dr. Mynavere Hoxha, Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë
Dr. Hajdin Thaçi, Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë
Klinikat për të cilat anulohet në tërësi konkursi janë;
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare
Klinika e Kirurgjisë Abdominale
Klinika e Urologjisë
Klinika e Neurokirurgjisë
Klinika e Dermatovenerologjisë
Institutet Paraklinike
Klinika e Radiologjisë
Klinika e Biokimisë Mjekësore
Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare
Shërbimi Klinik i Emergjencës
Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës
Klinika e Onkologjisë
Klinika e Psikiatrisë
Klinika e Neurologjisë
Klinika që nuk janë ftuar në intervistim për shkak të konkurrencës janë;
Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive
Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse
Klinika e Reumatologjisë
Klinika e Endokrinologjisë
Klinika e Alergiologjisë dhe Imunologjisë Klinike
Klinika e Ortopedisë dhe Tramatologjisë Lokomotore
Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Oftalmologjisë
Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale