31 Maj 2023

IAP lasnosn raportin për të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues

Prishtinë, 14 prill - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) lanson sot raportin me rekomandime Ex Officio nr. 577/2021, përkitazi me “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ky Raport, është rezultat i një hetimi të përgjithshëm përkitazi me të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe ka pasur për bazë dëshmi të drejtpërdrejta nga gra/vajza, që potencialisht u janë cenuar të drejta që drejtpërdrejtë apo tërthorazi lidhen me aspektet që ka vënë në fokus hetimi në fjalë.

Prezantimi në publik i këtij Raporti, tashmë të adresuar, ofron mundësinë e bashkëbisedimit lidhur me të gjeturat dhe konkludimet, si dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe zbatimin e tyre nga autoritetet përgjegjëse.  

Gjatë këtij lansimi do të bisedohet për të gjeturat e këtij hetimi në lidhje me të drejtat e njeriut si, i) Qasjen në informata dhe në shërbime në kontracepsion; ii) Qasjen në abort dhe në kujdesin pas abortit; iii) dhe Kujdesin për shëndetin e nënës.
 
Hetimi i përgjithshëm për të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues, si dhe lansimi në publik i Raportit me rekomandime, është mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara-UNFPA, Zyra në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)