31 Maj 2023

Fillon dërgimi i gjobave me postë për subjektet e gjobitura si shkelës të ligjit të duhanit

Prishtinë, 4 prill - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet të cilat janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.

Posa t'i pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat ne të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë.

AUV bën të ditur se nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë.

"Ne i ftojmë të gjithë për respektim të ligjit të duhanit. Në të kundërtën do të përballen me masën sanksionuese të përcaktuar me ligj. Asnjë gjobë nuk do të mbetet pa u paguar", thekson AUV.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)