Digjet vetura e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së
Prishtinë, 7 tetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.