10 Dhjetor 2024

Belgjika do të largojë nga puna personelin shëndetësor që nuk vaksinohen

Bruksel, 17 nëntor - Në Belgjikë është vendosur që duke filluar nga 1 prilli 2022 të pushohen nga puna personeli shëndetësor që nuk vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas lajmeve në mediat belge, qeveria përgatiti rregulloren që do të detyrojë vaksinimin e personelit shëndetësor.

Sipas kësaj, mes 1 janarit dhe 31 marsit në vitin 2022 do të zbatohet periudhë tranzicioni. Në këtë periudhë, anëtarët e personelit shëndetësor që të mund të punojnë duhet të ofrojnë dëshmi se janë vaksinuar ose teste me rezultat negativ në 72 orët e fundit që të mund të punojnë.

Ata që nuk do të respektojnë këtë nuk do të mund të punojnë dhe do të mund të aplikojnë për përfitime të përkohshme të papunësisë.

Ndërsa duke filluar nga 1 prilli 2022 të gjithë punonjësit shëndetësorë do të detyrohen të vaksinohen. Personeli i shëndetësisë që do të refuzojë vaksinimin kundër COVID-19 do të pushohet nga puna.

Rregullorja pritet këtë javë të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)