22 Dhjetor 2024

Ambasadori Dell lavdëron punën e Qendrës Emergjente

Prishtinë, 19 mars - Ambasadori i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Christopher Dell, përmes një letre zyrtare, ka falënderuar Qendrën Emergjente për punën e bërë, ndihmën  dhe kujdesin profesional, pas aksidentit që ka pasur një shtetas amerikan në Prishtinë.

 “Ambasada amerikane ju përgëzon thellësisht për intervenimin dhe shpëtimin e jetës së shtetasit amerikan, i cili qe aksidentuar gjatë festës së Krishtlindjeve”, thuhet mes tjerash në letrën falënderuese, e cila i është drejtuar drejtorit të Qendrës Emergjente, Mr.dr. Basri Lenjnai. 
 
Në letër sqarohet se personeli i i ambasadës ka qenë në vendngjarje dhe  ka vërejtur se personeli i QKUK-së, e ka kryer punën me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke shpëtuar jetën e qytetarit amerikan me lëndime multiple dhe ka qenë në gjendje të rëndë. 

Në letër, thuhet se puna është kryer me shpejtësi dhe koordinim me kampin Bondstil  ka qenë i mirë, kurse QKUK-ja, ka menaxhuar mirë situatën derisa ka arritur Helikopteri  HELIPAD, përmes së cilit i lënduari është transferuar në kampin Bondstil.

 “ Kosova ka fat që ka profesionistë të tillë, intervenimi i tyre dhe dhënia e ndihmës mjekësore shpëtoj jeta” përfundon letra falënderuese e Ambasadorit Dell.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)