27 Prill 2024

Vetëvendosje: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Prishtinë, 28 korrik - Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që presidentja Jahjaga të shpallë në vend gjendjen e jashtëzakonshme. Lëvizja ka bërë thirrje edhe njëherë që nuk duhet të ketë kthim nga ky aksion në veri.

“Me vendimin e 25 korrikut të vitit 2010, Policia e Kosovës i kishte marrë pikat 1 dhe 31 të kufirit të Kosovës që nuk i kishte në kontroll që pas shpalljes së pavarësisë. Lëvizja Vetëvendosje për shkak të situatës së rëndë në veri të Kosovës propozon që në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja e Vendit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.\"

\"Në përputhshmëri me këtë nen, Kosova ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes (neni 131, paragrafi 1, pika 1), si dhe ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike (neni 131, paragrafi 1, pika 2). Në ditët e kaluara, institucionet e Kosovës janë sulmuar me armë të ndryshme nga struktura paralele të financuara nga shteti i Serbisë, si dhe është cenuar rëndë sovraniteti i shtetit të Kosovës duke u sulmuar drejtpërdrejtë pikat kufitare të shtetit tonë”, thuhet në kërkesën e parë të kësaj lëvizje.

Gjithashtu “Vetëvendosja”, kërkon ndërprerjen e procesit të bisedimeve me Republikën e Serbisë, dhe aktivizimin e të gjitha resurseve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës.

Kosova menjëherë duhet të fillojë diskutimet me Brukselin për përfundimin e misionit të EULEX-it, përfundon Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)