07 Dhjetor 2024

Të premten mbahet seancë solemne për nder të 15-vjetorit të pavarësisë

Prishtin, 13 shkurt - Të enjten Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës, ndërsa një ditë më pas, më 17 shkurt, do të mbahet seancë solemne, në shënim të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.
 
Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)