21 Dhjetor 2024

Stoltenberg: Forcat e KFOR-it mbeten syçelë përballë situatës në veri

Prishtinë, 7 nëntor - Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë së cilës diskutuan për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stoltenberg me mbarëvajtjen e punës së institucioneve, teksa theksoi se nga fillimi i zbatimit të shkallëzuar të vendimit për targa, nuk është shënuar asnjë incident apo pranuar asnjë ankesë edhe pse janë lëshuar 856 vërejte për vozitësit e veturave me targa ilegale.

Ai tha se bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Kurti e siguroi Sekretarin Stoltenberg se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës si gjithmonë do bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për vlerat demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, të pluralizmit politik, të paqes e të sigurisë, u shpreh kryeministri Kurti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet që mund të përshkallëzojnë situatën pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Sekretari Stoltenberg shkroi në rrjetet sociale se ka biseduar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, shkroi ai duke theksuar se forcat e KFOR-it mbeten syçelë përballë situatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)