Sot skadon afati për publikimin e listave zgjedhore
Prishtinë, 16 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë afatin ligjor, duke thënë se nuk do të ketë afat shtesë për listat e partive.
Ndërkohë, deri më tani asnjë parti politike nuk i ka bërë publike listat zgjedhore dhe në të njëjtë kohë janë duke i mbajtur nën ethe kandidatët e mundshëm për deputetë.
Zyrtarë të dy partive më të mëdha të PDK-së dhe LDK-së kanë thënë se vetëm liderët e tyre me një rreth shumë të ngushta kanë qasje në emrat e kandidatëve.