Pulsi Publik tregon rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve
Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale.
Si me të gjitha publikimet e mëparshme, të dhënat dhe treguesit janë të ndarë sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë për të ofruar informacion të detajuar mbi dallimet në perceptimet e sfidave të zhvillimit me të cilat përballet njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:
Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës. Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e tyre.
Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.
Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022
Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.
Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.
Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022.
Kënaqshmëria me drejtimin ekonomik kapi vlerën prej 17.79%, duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 10.82%.
Indeksi i Demokratizimit (ID) u ul për 0.04 pikë (1.48) krahasuar me nëntorin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.52 pikë. Megjithatë, u shënua rritje për 0.17 në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), i cili kapi vlerën prej 1.03, krahasuar me 0.86 në nëntor 2022. Si ID-ja ashtu edhe IBE-ja maten në një shkallë nga 0 pikë (minimumi) në 3 pikë (maksimumi), ku vlerat nën 1.5 konsiderohen negative, ndërsa ato mbi 1.5 tregojnë qëndrim pozitiv të shumicës së qytetarëve në lidhje me indekset e demokratizimit dhe ekonomisë.
Një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 krahasuar me nëntorin 2022 (24.2%). Ky numër përputhet me numrin e qytetarëve që ishin gati të protestonin për arsye politike në prill 2022. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i serbëve të Kosovës (40.5%) ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në krahasim me shqiptarët e Kosovës (28.5%) dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (29.5%).
Gjetjet tregojnë rritje të lehtë për sa i përket ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit me 82.85% që ndihen të sigurt kur janë jashtë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (83.9%) sesa femra (81.7%) deklaruan se ndihen të sigurt dhe deridiku të sigurt kur janë jashtë.
Papunësia (32.7%), varfëria (20.1%) dhe inflacioni (11.6%) u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë,
Të dhënat e Pulsit Publik #24 kanë shënuar rënie të numrit të të anketuarve që perceptojnë se punësimi në institucionet publike të Kosovës bëhet në baza meritore. Vetëm 22% e të anketuarve besojnë se punësimi në institucionet publike bëhet në baza meritore në prill 2023, krahasuar me 27% në nëntor 2022.
Mesatarisht, 23.5% e anketuarve pohuan se e perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, krahasuar me 21.1% në nëntor 2022.
Kur u pyetën për të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, gjithsej 14.5% e të anketuarve pohuan se nuk kanë njohuri për këtë temë, dhe ky numër ka pësuar rënie që nga nëntori 2021 kur u shënua në vlerën prej 27.5%, prilli 2022 me vlerën 18.5% dhe nëntorin 2022 me 19.6%. Gjithsej 38.3% thanë se kishin pak njohuri për këtë temë, ndjekur nga 32.3% që kishin njohuri mesatare për këtë temë dhe 14.9% që kishin shumë njohuri për këtë temë.
Pulsi Publik #24 bëri pyetje edhe për drejtësinë tranzicionale. Të dhënat treguan se 58.4% e shqiptarëve të Kosovës dhe 70% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës besonin plotësisht ose besonin se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre, ndërsa 24.8% e serbëve të Kosovës e besonin të njëjtën gjë.
Të dhëna shtesë nga kjo dhe anketat e mëparshme do të mund t’i gjeni në Public Pulse Data Visualization Platform
Gjetjet e paraqitura në këtë përmbledhje bazohen në anketën e opinionit me 1,306 të anketuar në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare, të realizuar nga 5 deri më 25 prill 2023.
Mostra përfshiu numër të njëjtë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke i mbuluar si zonat urbane ashtu edhe ato rurale.
Në aspektin e përfaqësimit etnik, mostra i ka përfshirë 896 shqiptarë të Kosovës, 210 serbë të Kosovës dhe 200 pjesëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës (ashkali të Kosovës, boshnjak të Kosovës, egjiptas të Kosovës, goranë të Kosovës, romë të Kosovës, dhe turq të Kosovës).
Projekti Pulsi Publik, që ka filluar më 2002, financohet dhe mbështetet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).