PSSP Ziadeh mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel
Prishtinë, 24 nëntor - Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.
PSSP Ziadeh mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen..