Priten të vijnë 15 njohje nga shtetet e Caricomit
Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, këshilltari i zv/kryeministrit Pacolli, Kushtrim Bajrami.
Organizata përbëhet nga 15 shtete, një prej të cilave, Belizi tashmë e njeh shtetin tonë. Burimet i kanë thënë portalit Indeksonlinë se në orët në vazhdim mund të ndodhë konfirmimi i njohjeve nga ana e deri 9 shteteve.
Notat dilplomatike të njohjes pritet të dërgohen në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.
Kjo organizatë përbëhet nga këto shtete: Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominicia, Grenada, Guyana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent, Suriname dhe Trinidad Tobago.