01 Prill 2023

Presidentja Osmani udhëton në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Prishtinë, 6 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Đukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me Kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)