15 Korrik 2024

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman

Prishtinë, 18 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.

Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)