26 Mars 2023

Presidenti Sejdiu udhëtoi për vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 1 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë, me ftesën e Presidentit turk, Abdullah Gyl.

Përveç me Presidentin Gyl, Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdoan, me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, me ministrin e Jashtëm të këtij vendi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit të Presidentit Sejdiu dhe delegacionit të Republikës së Kosovës që ai drejton në Ankara, do të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të diskutohet për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Po gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Sejdiu do të mbajë edhe një ligjëratë në Qendrën për Hulumtime të Evropës Juglindore të Universitetit të Ankarasë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)