04 Qershor 2023

PD përshëndet arritjen e marrëveshjes për targa

Prishtinë, 24 nëntor - Partia e Drejtësisë (PD) përshëndet arritjen e marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës e Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkësia Europiane dhe ShBA-të si derë hyrëse për miratimin urgjent të propozimit Franko-Gjerman (Europian) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

PD në vazhdimësi ka qenë falënderuese ndaj mikut strategjik ShBA-së për përkushtimin parimor e të vendosur për drejtësi e barazi në Ballkan, sikurse e dëshmoi edhe gjatë kësaj faze të procesit negociator.

Partia e Drejtësisë konsideron se në fazat e ardhshme të bisedimeve duhet siguruar që zbatimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë Serbe të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, dhe të ndërlidhet me anëtarësimin paraprak të Kosovës në NATO, si hap i parë për anëtarësimin në BE e OKB, si dhe përfundimisht njohjen e shtetësisë nga Serbia.

PD pret nga qeveria e vendit që në periudhën e ardhshme të sigurojë shkallën maksimale të koordinimit të veprimeve me ShBA-të dhe shtetet përkrahëse të BE-së, bashkëpunimin dhe koordinimin me opozitën, dhe në të njëjtën kohë edhe me faktorët politik të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)