21 Dhjetor 2024

Nis Java e Gruas me temën Barabarësia: Parakusht për Ripërtrirje të Demokracisë

Prishtinë, 14 mars - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën hyrëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

NDI gjithashtu falenderon Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë për mbështetjen e programit dyditor të Javës së Gruas 2023.

Tema kryesore e Javës së Gruas 2023 do të jetë "Barabarësia: Parakusht për Ripërtrirje të Demokracisë”, ndërsa në panelet diskutuese përgjatë dy ditëve do të trajtohet krijimi i ambientit gjithëpërfshirës për rekrutimin dhe mbajtjen e grave dhe të rinjve në partitë politike; lidhshmëria në mes të fuqizimit ekonomik të grave dhe rritjen e numrit të tyre në politikëbërje si dhë përfaqësimit kuptimplotë; progresi i grave në qeverisje lokale dhe çfarë mbetet për t’u bërë tutje nga partitë politike dhe institucionet qeveritare për të siguruar barabarësi; dhuna ndaj grave në politikë dhe përfaqësimi i tyre në media.

Një ndër qëllimet kryesore të këtij edicioni të Javës së Gruas është që përmes temës kryesore të diskutojmë për barabarësinë (ose barazinë e drejtë) si parim kyç në politikëbërje për të siguruar një demokraci më të qëndrueshme që i përgjigjet të gjithë qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)