Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve prezanton gjetjet e zgjedhjeve të 2021
Prishtinë, 2 dhjetor - Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU EFM), Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021.
Këto gjetje dhe përfundime të cilat do të prezantohen sot janë rezultat i punës së ekspertëve të EFM të BE-së të vendosur në Kosovë që nga 14 nëntori 2022.