22 Dhjetor 2024

Ministrja Gërvalla, do të vizitojë Izraelin

Prishtinë, 6 maj - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, nga data 8 maj do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Izrael.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet dhe do të bisedojë ndër të tjera me homologun e saj Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë Zeev Elkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.

Gjatë kësaj vizite temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)