MAPL e gatshme që të zbatoj parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale
Prishtinë, 6 maj – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës z. Andreas Kiefer, diskutuan së bashku për rëndësinë e përkrahjes së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale për komunat e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin e mundshem në të ardhmen.
Ministri z. Krasniqi e njoftoj z. Kiefer, për përputhshmërinë e sistemit aktual të vetëqeverisjes lokale në Kosovë me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale; zbatueshmërinë dhe implementimin e legjislacionit për LVL nga komunat e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, biseduan për studimin e fizibilitetit të përfunduar nga MAPL, për vlerësimin e sistemit aktual të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, ku me këtë rast, z. Krasniqi falënderoj z. Kiefer për mbështetjen në hartimin e planit të zbatimit të këtij studimit me qëllim të harmonizimit të tij me standardet Evropiane.
Njëkohësisht, z. Krasniqi kërkoj nga z. Kiefer mbështetjen e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në zbatimin e këtij studimi si dhe bashkëpunim më të ngushtë në projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e demokracisë lokale, promovimin e suksesshëm të agjendës për të drejtat njerëzore, luftimin e korrupsionit në nivel lokal, promovimin e barazisë gjinore, të drejtave të fëmijëve si dhe zbatimin e agjendës së gjelbërt.
Me z. Kiefer gjithashtu bashkëbiseduan për zgjedhjet në nivel lokal si dhe për luftimin e lajmeve të rreme, masat e ndërmarra për luftimin e diskriminit dhe gjuhës së urrejtjes.
Në fund, Ministri z. Krasniqi falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm z. Kiefer për mbështetjen e deritanishme.
Ndërsa, z. Andreas Kiefer u zotua për vazhdimin e përkrahjes për komunat e Kosovës, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve lokale si dhe në zbatimin e reformave të nevojshme për perspektivën evropiane.