29 Mars 2024

Kuvendi mblidhet në seancë të re plenare

Prishtinë, 9 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë të re plenare.

Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin për Pyjet dhe Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor dhe të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.

Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë raportin e performancës së ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2021, për të vijuar me shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, si dhe me shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP ‘Trepça Sh.A’”.

Seanca do të vazhdojë punimet me votimin për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe shqyrtimin e mocionit të shtatë (7) deputetëve: Projekt-Deklaratë në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).
 . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)