Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti në takim Avokatin e Popullit
Prishtinë, 18 korrik - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndër institucional përfshirë këtu ankesat që ndërlidhen me shkelje të të drejtave të njeriut, shkëmbimin e informacioneve si dhe çështjet e të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor.
z. Hodaj dhe z. Qelaj shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.