23 Prill 2024

KQZ rekomandon zëvendësimin e deputetëve nga Lista Serbe

Prishtinë, 10 nëntor - Pas dorëheqjeve të zyrtarëve komunalë, të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut dhe dorëheqjet e 10 deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhje për zëvendësimin e tyre.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Lista serbe”.

Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Serbe” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, sipas tabelës vijuese:

Deputetët e zëvendësuar:

1. Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

2. Igor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

3. Miljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

4. Zoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

5. Verica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

6. Branislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

7. Milosh Pervoviq zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

8. Ljubinko Karadzhiq zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

9. Jasmina Dediq zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

10. Dragana Antonijeviq zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

Sekretariati i KQZ-së nga Presidenca ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e deputetëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lista Serbe.

Kryetari Kreshnik Radoniqi, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve kurdo që kjo kërkohet.“KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje kurdo dhe kudo në Kosovë, do të kemi vështirësi, mirëpo do t’ia dalim”.

Përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi, lidhur me dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore, ka thënë se kjo nuk është ligjërisht e drejtë dhe që dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet, sepse nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim individual për dorëheqje. Sipas tij, ata kanë dhënë dorëheqje për një pozicion që nuk e kanë.

Kurse, Sami Hamiti, anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, tha se nuk duhet të ngutet me marrjen e vendimeve për zgjedhje, sepse dorëheqjet, sipas tij, janë bërë me urdhëresë dhe nuk dihet saktë se a kanë dhënë dorëheqje a jo.

KQZ-ja nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)