21 Dhjetor 2024

Kosova po bëhet një partner i denjë me SHBA-të dhe NATO

Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova po bëhet partnere e denjë që të konsolidohet mes aleancave me SHBA-në dhe NATO-n.

“Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t'u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka njoftuar për takimet e gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vizitë në SHBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror.

“Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate”, njoftoi Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)