21 Dhjetor 2024

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën e Jasharajve

Prishtinë, 6 mars - Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharajve kundër okupatorit serb.

“Pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës. Përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë dhe më drejtë luftën tonë të domosdoshme, e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim”, tha Konjufca, teksa shtoi se 5,6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 mbetet ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.  

Pas homazheve, të tre liderët e vendit dhe delegacioni që i shoqëronte, vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëlla i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Me këtë rast, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau Rifat Jasharit dekoratën “Urdhri i Lirisë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)