Komuna e Rahovecit shënon rritje në Indeksin e Transparencës
Prishtinë, 31 maj - Komuna e Rahovecit shënon rritje në Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për vitin 2021, duke u renditur në vendin e dytë nga vendi i pestë ku ishte në vitin 2020, në mesin e të gjitha komunave në Republikën e Kosovës.
Ky rezultat nxirret nga 87 tregues të KDI-së, të shtrirë në tetë politika publike si prokurimi publik në nivel komunal, buxhetimi dhe financat publike, qasja në dokumente dhe informacion publik, pjesëmarrja publike, grantet dhe subvencionet, etika profesionale dhe konfliktii i interesit, menaxhimi i pronës publike, ndërmarrjet dhe organizatat komunale.
Ndonëse 2021 një vit pandemie, Komuna e Rahovecit për asnjë herë të vetme nuk gjeti justifikime për të hequr dorë nga llogaridhënia publike.
Ky është një sukses i radhës për Komunën tonë, e cila po sofistikon për çdo ditë e më shumë mekanizmat që mundësojnë qeverisjen me transparencë para qytetarëve dhe organizatave monitoruese.
Përveç transparente, Komuna e Rahovecit përfshin qytetarët në qeverisje, duke i bërë ata pjesë të vendimmarrjes, përmes pranimit së propozimeve, këshillave si dhe kritikave të tyre.
Ky është një sukses i të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që interesohen për qeverisjen komunale si dhe i të gjithë punëtorëve të administratës dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse, për punën e palodhshme, me etikë dhe integritet të lartë.
Falënderojmë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillimin e Republikës Sllovake për vlerësimin korrekt të punës së Komunës sonë, përmes Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Lokale, që është lansuar sot.