KDI prezanton raportin për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
Prishtinë, 8 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizojnë tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”.
Gjatë kësaj tryeze do të prezantohen gjetjet kryesore në lidhje me gjendjen e zbatimiit të legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe rekomandimet konkrete për institucionet përkatëse në lidhje me zbatimin e të njëjtit.
Këto dhe shumë informata tjera mund t’i kuptoni gjatë kësaj tryeze të diskutimit me panelistë nga institucionet e drejtësisë.