Kacin, ekonomia dhe tregtia të zhvillohen dhe pa pengesë
Beograd, 16 gusht - Mos njohja e vulave të doganave të Kosovës shtynë subjektet ekonomike në tregti me Kosovën, prandaj edhe shtetin në krim të organizuar dhe korrupsion, vlerësoi raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë Jelko Kacin.
Jam i bindur se për eksportuesit serb është shumë me rëndësi që ekonomia dhe tregtia të zhvillohen dhe pa pengesë të eksportohet në Kosovë. Çfarë shkruan në ndonjërin nga vulat askënd nuk do të duhej të interesoj. Serbia ka deficiti të madh dhe qeveria e Beogradit duhet të punoj në zgjidhjen e atij problemi, e jo në keqshin e tij ashtu që të vihet në situatë që me Kosovën të bëjë luftë tregtare,tha Kacin.
Ai në intervistën për Danasin e të martës theksoi s e vulat i ka njohur UNMIK-udhe konflikti aktual është plotësisht i pa nevojshëm dhe kundër interesave të ekonomisë serbe,para se gjithash ,interesave të serbve që kanë mbetur në Kosovë.Kacin shtoi se integrimet evropiane të Serbisë do të përjetonin ngecje serioze nëse vjen deri te ndërprerja ose shtyrja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës i cili ka dhënë qysh tashti disa zgjidhje konkrete