29 Maj 2023

Izmir Zeqiri betohet si kryetar i ri i Zubin Potokut

Zubin Potok, 25 maj - Sot në zyrën lokale për komunitete dhe kthim Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i Zubin Potokut.   

Zeqiri gjatë betimit të tij në Çabër tha se do të t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

“Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Zubin Potokut me nderë e besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte një jetë të qetë për të gjithë”, ishte betimi i Zeqirit para këshilltarëve të komunës.

Pas betimit, ai tha para asamblistëve kërkoi që të jenë të gjithë në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke iu ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.

“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, tha ai, gjersa falënderoi qytetarët që ia kanë dhënë besimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)