25 Mars 2023

Fillojnë punimet e Komisionit Parlamentar për Stabilizim - Asociim BE - Kosovë

Prishtinë, 3 nëntor - Sot dhe nesër në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim - Asociim BE - Kosovë.  

Sot punimet do të do të drejtohen nga dy bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz, të cilët gjithashtu do të mbajnë nga një fjalim hyrës.

Në vazhdim ligjvënësve me nga një fjalë rasti do t’u drejtohen kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Elbert Krasniqi, në emër të qeverisë, si dhe shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në ketë takim do të diskutohet gjithashtu lidhur me progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj grave, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

Në ditë e dytë, nesër, ndërkaq, temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)