31 Maj 2023

Festohet 15 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Gjermano - Kosovare

Prishtinë, 20 maj - Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumëta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë do të organizojnë sot një “Street Show”.

 “Street Show” i cili do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të jetë i hapur për publikun dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të na bashkangjiten për të festuar këtë partneritet të jashtëzakonshëm.

Me këtë ngjarje do të prezantojmë një gamë të gjerë të aktiviteteve të organizatave tona partnere që ndër tjerash përshinë: GIZ-in, KfW-në, Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve Prizren (ITP), Goethe-Zentrum Prishtina, Shkëmbimin Akademik Gjerman (DAAD), Kontringjentin gjerman të KFOR-it/NALT-in, Diakonie Kosovën, Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert, Fondacionin Heinrich Boell, DVV Kosovën, HELP, ASB, Loyola Prizren dhe shumë të tjera.

Partnerët do të prezantojnë një spektër të gjerë të veprimtarive të tyre, si dhe aktivitete të llojllojshme për fëmijë, “Kamionin e gjelbër”, kuize, çmime, material interactive, kafe, birrë, brecella, muzikë dhe shumëçka tjetër.

Panairi do të hapet bashkërisht nga Shkëlqesia e Tij, Ambasador Joern Rohde dhe Kryeministri Albin Kurti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)