Dyzetepesë zyrtarë Komunal të Prishtinës, vizitë turistike në qytetin e Lezhës

Prishitnë, 24 janar - Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishitnë vlerëson se më dërgimin e dyzetepesë zyrtarëve Komunal të Prishtinës për vizitë turistike në qytetin e Lezhës, Kryetari i Komunës vazhdon atë që di të bëjë mirë: udhëtimet.
Në fillim të mandatit, para 1 viti, bashkë me kabinetin e tij ishin për një vizitë 2 ditore në Pejë e për gjatë gjithë vitit sipas LVV-së ai nuk i ndali udhëtimet e tij të shpeshta në Londër.
"Komunën e Lezhës e respektojmë dhe e vlerësojmë për bashkëpunimin e treguar ndër këto vite."
"Por, Kryetari Rama nuk mund dhe nuk bën të shfrytëzojë kapacitetet zyrtare e bashkëpunimet ndërkomunale për promovime e udhëtime për vete e kabinetin e tij", thekson LVV.
Prandaj LVV konsideron se meqenëse Komuna nuk dha detaje të plota për këtë vizitë, është legjitime t’i bëjmë disa pyetje rreth kostos dhe qëllimeve të këtij rrugëtimi:
- Cila ishte arsyeja e vizitës?
- Çfarë fitoi Prishtina nga kjo vizitë?
- Sa mjete të buxhetit të qytetarëve janë shpenzuar për këtë fundjavë?
Në fillim të këtij viti, ky Kryetar me kabinetin e tij nga LDK e PDK, ulën buxhetin dhe përgjysmuan shujtat e ushqimit për personat me gjendje të rënduar financiare, por siç po shihet luksin për vete e vazhduan njësoj.
"Pushteti nuk është i përhershëm, por dinjiteti po. Nuk duhet shfrytëzuar mundësitë që t’i jep pozita, për qejfe personale. Prishtina ka shumë probleme, por edhe Kryetari duket se ka shumë qejfe", deklaron LVV.