21 Dhjetor 2024

Asociacioni i komunave me shumicë serbe i papranueshëm në secilin variant

Prishtinë, 9 nëntor - Lëvizja për Bashkim vlerëson se situata më e re e krijuar në veriun e Kosovës është pa dyshim rrjedhojë e çështjeve të mbetura të pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

LB thekson se problemi i targave u përdor vetëm si shkas për shpërfaqjen e kësaj çështjeje të pazgjidhur.

"Sado që kujdesshëm po e fsheh kryeministri Albin Kurti, faktori ndërkombëtar është duke bërë presion mbi qeverinë e Kosovës për zbatim të asociacionit, si hap i parë drejt diskutimeveserioze për planin franko-gjerman."

"Është më se e dukshme se Albin Kurti e refuzon kategorikisht çfarëdo asociacioni mbi baza etnike. Këtë kundërshtim të asociacionit Lëvizja për Bashkim e mbështet pa asnjë rezervë, edhe pse është e vetëdijshme për arsyet elektorale të këtij kundërshtimi nga ana e Albin Kurtit", thotë LB.

Ky kundërshtim sipas LB-së mund të kthehet në bumerang nëse nuk pasohet shpejt me një platformë të qartë për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbetura të pazgjidhura me Serbinë.

LB konsideron se Kosova duhet të ketë platformë shtetërore (të diskutuar në baza kombëtare) për t'iu dhënë fund këtyre çështjeve të pazgjidhura, e jo të qëndrojë në pozita mbrojtëse, sepse nëvazhdimësi do të përballet me tensione nga brenda e presione nga jashtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)