02 Prill 2023

APK ndan çmime për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Prishtinë, 2 mars - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizon sot ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve për Zyrtarët Përgjegjës në kuadër të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Kjo ngjarje do të jetë një mundësi për të vlerësuar dhe inkurajuar punën e institucioneve me performancën më të mirë në zbatimin Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë.

Ceremonia do të mbahet  të enjten, më 2 mars 2023, nga ora  09:30 në Sallën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Rr. Shkodra nr. 6, Prishtinë.

Përzgjedhja e fituesve të tri çmimeve bazohet në numrin e rasteve të trajtuara sipas raportit vjetore të Zyrtarëve Përgjegjës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2022.

Në ceremoni do të marrin pjesë Përfaqësuesit e institucioneve, shoqërisë civile, medias dhe partner ndërkombëtarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)