05 Dhjetor 2024

Veshtrim rreth librit 'Bekim Ibrahimi - mbi katër dekada në artin e muzikës'

Shkruar nga Ma. Sc. Fatmir Halimi

Libri poetik i Jahe Fida “Bekim Ibrahimi- mbi katër dekada në artin e muzikës” vjen para lexuesve tanë si një buqetë me lule në këtë fillim vit. Ky libër e pasuron bibliotekën tonë, e zbukuron pamjen dhe e shton koloritin e fjalës së bukur artistike.

Vetë titulli “Bekim Ibrahimi- mbi katër dekada në artin e muzikës” është determinues  dhe intrigues për lexuesin dhe për dashamirin e shprehjes artistike, që nënkupton se kemi të bëjmë me një vepër biografi, e shkruar ne zhanrin e monografive letrare, që shpreh plot ndjesi, plot dashuri për atdheun, për familjen, për individin, për punën, suksesin dhe të arriturat e individit në art e kulturë, për individin artist i muzikës, që njëherit është edhe ambasadori më i mirë i kombit tonë në arenën ndërkombëtare.

Libri biografil për artistin Bekim Ibrahimi, i shkruar nga shkrimtari Jahe Fida përfaqëson momente të ngjarjeve dhe përvojave jetësore të Bekimit për gjatë viteve, që paskan lënë gjurmë në shpirtin e tij, andaj tani ne i shijojmë si metaforë e përpunuar dhe si simbolikë letrare-artistike.

Duke e parë veprën si tërsi, tipologjia e saj si shprehje e gjuhës artistike, si metaforë dhe si simbol ka figurën e artistit, këngëtarit, instrumentistit, e te biznismetit Bekim Ibrahimi e që të gjitha këto e plotësojnë personalitetin e tij.

Prandaj si konkludim për librin “Bekim Ibrahimi- mbi katër dekada në artin e muzikës” mund të nxjerr se tematika e tij është jeta e popullit tonë përgjithësisht në Kosovë, pasi që ngjarjet, të cilat i trajton autori duke filluar nga fëmijëria e hershme e Bekimit, janë ngjarje që i kemi përjetuar edhe ne, si p.sh. demonstratat e vitit 1989, okupimi i hekurt i Kosovës pas viti 1990, helmimet e nxënëseve nëpër shkolla, e që Bekimi atë kohë ishte maturantë, mandej mbyllja e shkollave të mesme dhe të fakulteteve, e që Bekimi ishte student në fillimet e tij të mjekësisë, gjë që kjo mbyllje për të dhe për shumë student të gjeneratës së tij bëhet shkak që të emigrojnë në vendet perëndimore.

Prandaj mund të them se të gjitha këto e përmbushin në njëfarë forme historinë tonë, historinë e popullit tonë nën okupim, e që me këtë histori është i lidhur ngushtë edhe fati i artistit  tonë, Bekim Ibrahimi.

Kur ta lexojmë librin e Jahe Fida si tërësi, ne do të mësojmë shumë për këngëtarin Bekim Ibrahimi, jo vetëm se do të njihemi me Bekimin si artist, por edhe me Bekimin jashtë artit të muzikës, pra me jetën e Bekimit si fëmijë, si nxënës, si adoleshent,  si çapkën, si bashkëshort, si prind, si sportist dhe si biznesmen.

Sipas autorit të librit Fida, shkrimi i librit fillon pikërisht nga jeta artistike, por libri përmban edhe materiale nga jeta jashtë artit. Dhe pjesa jashtë artit, besoj se është e vlefshme për lexuesit, jo thjeshtë si kuriozitet, por edhe për atë çka afrohet nga jeta e tij dhe nga ajo se si i paraqes ngjarjet autori.

Libri në përbërjen të tij, dhe siç e cek edhe autori i monografisë Jahe Fida ka këtë përmbajtje kronologjike:

1.    BEKIMI DHE JETA E TIJ JASHTË ARTIT - Kush është Bekim Ibrahimi (Një prezantim fare i shkurtër i tij) Jeta e Bekim Ibrahimit jashtë artit (jeta që nga koha e fëmijërisë e deri më sot)

2.    MBI KATËR DEKADA NË ARTIN E MUZIKËS - Jeta artistike e Bekimit nga viti 1991 deri në vitin 2010, me të gjitha arritjes e tij si artist dhe si drejtues i grupit  “Korabi “.

Jeta e muzikës në lokalet në Zvicër, jeta e krijimtarisë së tij artistike dhe nxjerrja e albumeve të para muzikore, prezantimi në publikë dhe masmedia, futja e tij në tregun muzikor etj.

Rikthimi i Bekimit si llavë vullkani në artin e muzikës, pikërisht në kohën kur bota u futë në tmerrin pandemik të CORONA VURUSIT (COVID 19-të). Këtu trajtohen Këngët e reja të Bekimit, pikërisht në këtë kohë të pandemisë.

3. Të tjerët për Bekimin - se Jahe Fida është një mjeshtër i fjalës dhe i shkrimit përgjithësitë vërehet edhe te ky kapitull, ku ai i lë të lirë të shprehen edhe të tjerët për Bekimin, duke filluar nga prindërit e tij, mandej dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Rrëfimi për Bekimin këtu vazhdon edhe me miqtë e tij të shumtë, por edhe nga kolegët e tij këngëtar, artistë, producentë aktorë, pra këtu flasin të gjithë njerëzit e artit dhe të kulturës shqiptare përgjithësisht.

Fëmijëria dhe arti i Bekimit deri në shkollën e mesme. Këtu jepen shumë materiale, histori, ngjarje artistike të njerëzve artist, mësues e shokë që e njohën Bekimin deri në kohën kur ai emigroi për në Zvicër, ku jeton edhe sot.

4. Bekimi dhe Masmedia - Një vend të rëndësishëm zënë opinionet e të tjerëve për artistin Bekim Ibrahimi. Brenda kësaj kaptine është edhe një analizë të shkurtër e shkrimtarit Fida mbi sukseset dhe vlerat e artit të Bekim Ibrahimi në muzikë.

Autorit Jahe Fida i uroj të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhme të na sjellë libra me kaq ndjesi e frymëzim të ri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)