Transparenca dhe llogaridhenja e munguar
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Edhe me Hashim Thaçin, por edhe Jakup Krasniqin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Isa Mustafen kur qeverisnin me vendin ke pasur mundësinë te takohesh, të bisedosh, por edhe ti intervistosh.
Edhe pse ka pasur raste që kanë dhënë vetëm premtime e deklarata që nuk kanë perkuar me realitetin dhe te vërteten e të thonë edhe gjëra qe ndonjëherë te iritojnë si gazetar, ata nuk kanë hezituar te takohen.
Por të mbyllen e të refuzojnë me “jo,jo jo!”, kjo nuk ka ndodhur.
Ndërsa me Albini Kurtin, Glauk Konjufcen, Vjosa Osmanin prej se janë në këto pozita sepse si opizitar, kanë qenë me shumë se pozita e atëhershme në medie, kurresesi as takime, as intervista e komunikim , as bashkëbisedim formal!
Vetëm injorancë, refuzim, mbyllje e bllokade totale në raport me mediet e opinionin e gjerë!!!
Pse po ndodh kjo?!
Nëse këta tre liderë , ndihen të paster dhe korrekt me punën dhe angazhimin e tyre krahas pozitave qe mbajnë, nëse nuk kanë problem me ligjin e vetveten, nëse ka rezultate siç po deklarohen në kumtesa nga kabinetet e tyre, nëse vërtetë kanë fakte se ata që kanë qeverisur deri me tani kanë dëmtuar vendin, nuk duhet të mbyllen, por duhet të hapen e të tregojnë troq për çdo gjë që është në interes të opinionit, por kuptohet edhe në interes te tyre.
Ata nuk kanë të drejtë të refuzojnë në radhe te parë mediumin publik dhe as mediet tjera, ose të perzgjedhin ndonjë medium që e kanë të sigurt 100% se çka do të pyeten, e të shkojnë sa për te thënë: ja ishim në medie dhe jemi transparent!
Kuptohet se mund edhe të mos u pelqej X gazetari, por kurresesi të refuzoni mediumin meqe jeni persona publik dhe paguheni mjaftueshem nga tatimpaguesit.
Transparenca dhe llogaridhënja është obligim edhe me ligjet aktuale, andaj duhet të percillet, transmetohet dhe editohet pikërisht përmes ekranit e mjeteve tjera të informimit (mos) puna e juaj, gjë të cilën nuk po e bëni të nderuar!
Pse u ikni konferencave e takimeve, pse jo edhe brifingje edhe te rregullta mujore në institucionet ku keni selitë (se paku në fundvit), ku do te shpalosnit qendrimet dhe mendimet per punen qe keni ba apo do e beni?!
Dhe jo ketë ta beni permes rrjeteve sociale, ku te shumten e rasteve plasoni me shume mesazhe me permbajtje konfliktuale e acaruese, qe jo rralle po iritojne e prodhojne kunderefekt e reagime te panevojshme tek qytetaret!
Nuk po them asesi se ata te lartecekurit kane qene lidere qe kane punuar shume mire per Kosoven, sic nuk eshte çdo gje zi, por ky barrikadim qe i eshte bere opinionit dhe medias nga keta tre lidere te tanishem, eshte “non sens”, dhe nuk mund te quhet ndryshe pos diktature, cenzure e mungese trasparence, qe bie ne kundershtim te plote edhe me premtimet qe keni dhene!
Mos na folni per transparence dhe demokraci, edhe pse premtuat kete si opozitar: Albin, Glauk e Vjosa, por menjanjoni logjiken qe keni instaluar ne raport me median dhe publikun, meqe shpejte kjo mund te ju kthehet boomerang dhe do ju kushtoje shume!
Gjithashtu, kam opinionin tim, se pjesa dermuese e ketyre mediave ne Kosove nuk jane ne nivel te detyrave dhe obligimeve qe kane ne raport me informimin, disa jane edhe anti Albinit dhe kesaj qeverisje, ka te tille edhe zhvates,(meqe eshte fakt se kjo qeverisje i ka nderprere financat qe ne te kaluaren merrnin nga kompanite publike, ministrite e burimet tjera te pista), por mbyllja apo refuzimi per moskomunikim edhe me keto media nuk eshte menyra e duhur per te deshmuar se gjithe fajin e kane vetem mediat.!
Mbyllja ndaj medias eshte krim ne vete, andaj ne kete drejtim jeni involvuar edhe Ju...!