Nuk mbet kush pa u korit
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Shumë e “fortë” kish qenë kjo Kosovë e ky “ shtet! Secili qe po vjen në pushtet, po pranon me “vjedh” dhe s'po falimenton shteti!
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për shtesa mbi pagën bazë për deputetët dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbështetës politik.
Me anë të kësaj rregullore, kryetari i Kuvendit do të përfitojë nga shtesat pagë gati sa paga bazë.
Shtesa të majme ka edhe për vartësit e Konjufcës dhe për deputetët, si dhe për stafin mbështetës politik.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re e cila përcakton se çfarë shtesa do të përfitojnë, kryetari i Kuvendit, nënkryetari, deputetët, kryetarët e grupeve parlamentare e pozita të tjera brenda Kuvendit.
Më së shumti që pritet të fitojë nga rregullorja për shtesa, del të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Sipas Ligjit për Paga, kryetari Konjufca merr pagë bazë 1 mijë e 785 euro. Me rregulloren e re për shtesa, ai do të përfitojë shtesë të veçantë mujore 30 për qind të pagës bazë.
Duke llogaritur përqindjen me pagën bazë, del që 30 përqindëshi i pagës bazë është 535.5 euro.
Por, kjo nuk është shtesa e vetme për Konjufcën. Ai do të përfitojë edhe nga një shtesë e veçantë prej 47 për qind të pagës bazë.
Glauk Konjufca e përfaqëson Kuvendin. Ndërkaq, përfaqësimi i tij është i rregulluar me ligj ngaqë kryetari nuk ka detyrë tjetër pos përfaqësimit të Kuvendit.
Pra, 47 përqindshi i pagës bazë del të jetë 838.9 euro. Kur i llogarisim këto, pra paga bazë 1 mijë e 785 euro plus 535.5 euro plus 838.9 euro del që kryetari në fund të muajit do të ketë pagë bashkë me shtesat 3 mijë e 159 euro.
Përndryshe, shtesa prej 30 për qind vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Ata do të marrin pagë bazë 1 mijë e 732 euro, plus shtesë prej 519.6 euro, në fund të muajit marrin pagë 2 mijë e 251 euro.
“1. Kryetari/ja i/e Kuvendit dhe nenkryetari/ja i/e Kuvendit, per funksion perfitojne shtese te vefante mujore ne vlere prej 30% (tridhjete per qind) te pages baze perkatese. Kryetari/ja i/e Kuvendit, per perfaqesim te Kuvendit perfiton shtese te ve^ante mujore ne vlere prej 47% (kater dhjete e shtate per qind)te pages baze perkatese.” – thuhet në Neni 3 “Masat dhe shtesa e veçante për deputetin” të Rregullores nr. 08-Rr-004 per Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetë dhe për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, këtu përfshihet edhe shpenzimet ditore, ku ndahen nga 5 euro që mesatarisht i bie 115 euro në muaj.
“Për shpenzime ditore te deputetit ndahen nga 5 (pesë) euro ne dite per pjesemarrje ne punimet e seances plenare, ne mbledhjen e komisionit parlamentar dhe ne grup punues” – thuhet në rregullore.
Edhe kjo ligjeslature e kjo perberje kuvendi tregon qarte se interesi personal eshte prioritet e qellim kryesor i ketyre “ mjeranave” qe shumica “ aksidentalisht” per here te pare jo vetem moren poziten e deputetit, por edhe u fillon stazhi i punes.
Per “ujqit” e vjeter s[kemi çka me thenë është ditur kahere, por këta, ”praktikantat” na rrejten shumë keq ..!